English

Kryesocialisti: Protesta jonë, do të ndryshojë vendin

Tiranë, 8 maj, NOA Update - Protesta e Partisë Socialiste është një përpjekje e vërtetë që do ndryshojë vendin dhe ajo nuk është një luftë mes dy palësh, por një përplasje mes dy botëve.

Kështu është shprehur kryesocialisti Edi Rama para protestuesve opozitarë në mitingun e sotëm, se protesta e Partisë Socialiste është një përpjekje e vërtetë që do ndryshojë vendin.

“Kjo çadër nuk do të ngrihet, përderisa problemi që kemi shtruar për zgjidhje, nuk do të zgjidhet. Nuk ka shenjë barazie mes çadrës dhe Kryeministrisë. Pas kësaj beteje, kurrë më nuk do të ketë më shqiptarë, emri i të cilëve do të jetë në listë për shkak se janë me opozitën”, u shpreh ai.

Më tej, Rama theksoi se grevistët opozitarë janë misionarë të lirisë dhe beteja e tyre dhe gjithë socialistëve nuk do të ndalet.

Duke i falënderuar të gjithë grevistët që luftojnë për një kauzë të drejtë të lirisë së njeriut, Rama tha se sa më shumë që pushteti shkon në rrugën e tatëpjetës, aq më lart zgjatet rruga e shpifjes dhe cinizmit të tij.

"Sot zyrtarisht Berisha kërkoi transparencë për grevën. Por ai ka verbërinë dhe shurdhërinë e atij që harron, nuk shikon e kupton se kjo kërkesë e cila për transparencë të stërmundimit bie njësh me atë që është arsyeja e stërmundimit. Arsyeja e stërmundimit është mungesa e transparencës nga ku buron ky pushtet dhe rrënimi i demokracisë", theksoi ai.

n.e/NOA

KOMENTE