Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lushnje: Liri Berisha Shpallet Qytetare Nderi Per Ndihmen Ndaj Femijeve Te Semure Me Talasemi
English

Lushnje: Liri Berisha Shpallet "Qytetare Nderi" Per Ndihmen Ndaj Femijeve Te Semure Me Talasemi

LUSHNJE, 8 Maj /ATSH -Rr.Isufaj/ - Këshilli Bashkiak i Lushnjes shpalli të shtunën Liri Berishën "Qytetare nderi" për kontributin e saj të veçantë në ndihmë të fëmijëve të sëmurë me talasemi, në këtë zonë. "Zonja Berisha ka dhënë një kontribut të çmueshëm në ndihmë të fëmijëve të sëmurë me talasemi. Ajo u bëri dhuratë këtyre të sëmurëve godinën e qëndrës së trasfuzionit të gjakut, të paisur me laborator bashkëkohor," tha në ceremoninë e rastit kryetari i këshillit bashkiak, Gazment Koreshi. Të pranishmit që përshëndetën në këtë ceremoni dekorimi, vlerësuan lartë vlerat shpirtërore të znj Berisha, si dashurinë, ngrohtësinë, humanizmin sakrificën dhe përkushtimin e saj për të lehtësuar plagët dhe dhimbjet njerëzore. "Emocione të tilla shumë rrallë kam përjetuar," tha zonja Berisha duke falënderuar qytetarët lushnjarë dhe këshillin bashkiak. "Të jesh qytetar nderi i këtij qyteti peshon shumë, pasi je në krahë të figurave shumë të rëndësishme dhe të njohura për vëndin, si Margarita Xhepa, Vath Korreshi, Vaçe Zela, Roza Haxhiu e të tjerë," tha ajo. Më pas znj.Berisha u përqëndrua te roli i të gjithë aktorëve për të parandaluar sëmundjen e telasemisë. "Talasemia aq sa është një problem shëndetësor, po aq është dhe shoqëror. Prandaj që të luftohet, që të arrijmë zgjatjen e jetës së këtyre njerëzve është shumë e domosdoshme të kemi burime të shumta njerëzore, financiare, punë të përbashkët të të gjitha shtresave shoqërore, ndihmesë nga ministria e Shëndetësisë, shoqatat, biznesi, nga i gjithë populli. Duhet të përmirësojmë kulturën tonë shëndetësore," tha më tej znj. Berisha. Drejtore e spitalit të Lushnjes, Barie Çela bëri të ditur se propozimi për këtë titull ishte bërë nga shoqata e të sëmurëve talasemikë, që u përkrah nga personeli mjekësor i spitalit. "Znj. Liri Berisha ndërtoi laboratorin e ri dhe një qëndër moderrne për trasfuzionin e gjakut dhe trajtimin e të sëmurëve telasemik," tha Çela. Prej disa vitesh, Znj. Liri Berisha është angazhuar direkt në betejën për lehtësimin dhe kurimin e sëmundjes së talasemisë, e cila në zonën e Myzeqesë përbën një fenomen shqetësues. Në krye të Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë "Domenick Scaglione", ajo ka bashkëpunuar ngushtë me MSH, me departamentin e Homoglobipatisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Kryqin e Kuq Shqiptar dhe Shoqatën e Talasemikëve. Duke u njohur me problematikën familjare dhe personave që marrin mjekimin, në bashkëpunim me mjekët dhe Shoqatën e Talasemikëve, Znj. Berisha në krye të Fondacionit ka lobuar në mënyrë të vazhdueshme në institucionet shtetërore për të rimbursuar 100% preparatin 'Exjade' prej vitit 2005, ç'ka ka sjellë lehtësi të jetës për pacientët dhe familjet e tyre. Një angazhim plus i Fondacionit është edhe ngritja e qendrës së dytë të trajtimit të homoglobipative në qytetin e Lushnjes, e pajisur me laboratore dhe aparatura bashkëkohore për të ekzaminuar dhe ndjekur pacientët, duke u ardhur në ndihmë kështu jo vetëm qytetit, por dhe personave të rriskuar në jug të vendit. Rehabilitimi dhe pajisja e qendrës u sigurua nga Fondacioni i mbështetur nga biznesi vendas. /ch//n.m/
KOMENTE