Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lushnje: Spitali I Qytetit Merr Emrin Insan Çabej
English

Lushnje: Spitali I Qytetit Merr Emrin "Insan Çabej"

LUSHNJE, 8 Maj/ ATSH, Rr.Isufaj /- Përurimi i rikonstruksionit të spitalit të qytetit të Lushnjes u shoqërua sot me vendosjen e emrit "Insan Çabej", mjekut të njohur për të gjithë banorët për kontributin e palodhur, human dhe profesional për disa dekada në mbrojtje të shëndetit të tyre. Në ceremoninë e rastit sot ishte dhe ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili zbuloi pllakën me emrin "Insan Çabej". Duke e quajtur ditë të shënuar për qytetin e Lushnjes vendosjen e këtij emri për spitalin, Vasili e quajti Insan Çabej, "një emër të madh të mjekësisë, një mjek i mirë, i pa lodhur, i përkushtuar, që adhurohet dhe përjetësohet në memorjen e brezave si vlerë dhe krenari". Doktor Insan Çabej lindi në qytetin e Gjirokastrës në 1919 dhe studjoi për mjekësi në Universitetin e Bolonjës (Itali) në vitin 1943. Në 1949 pasi mbaroi doktoraturën në Sofje (Bullgari), punoi në poliklinikën dhe spitalin e Lushnjes nga viti 1953 deri në vitin 1992. Godina e spitalit të Lushnjes j'u nënshtua një rikonstruksioni total bashkë me një kat i ri, financuar nga qeveria me vlerë rreth 74 miljonë lekë. Krahas godinës dhe infrastrukturës mjedisore, spitali është pajisur me mjete dhe aparatura moderne, ku do të bëhen të gjitha llojet e diagnostikimit, me përjashtim të skanerit dhe rezonancës manjetike./n.m/
KOMENTE