Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndërhyrjet E Vazhdueshme Në Trafik Të Pastudiuara Dhe Jo Sipas Standardeve
English

Ndërhyrjet E Vazhdueshme Në Trafik Të Pastudiuara Dhe Jo Sipas Standardeve

TIRANË, 8 Maj /ATSH-Mira Shkurta/. - Punimet e vazhdueshme, si dhe ndërhyrjet e pastudiuara në infrastrukturë dhe të pabazuara në standarde, kanë sjellë probleme në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mjeteve në kryeqytet, si edhe pasoja negative në sigurinë rrugore. Në një intervistë për ATSH-në, Shefi i Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Shkëlzen Aliaj, ndërsa i cilësoi të pastudiuara ndërhyrjet e vazhdueshme që po bëhen së fundmi në kryeqytet , si dhe problemet që ato kanë sjellë për trafikun, theksoi se "rritja e sigurisë kërkon një plan të studiuar si dhe futjen e elementëve të sigurisë, bazuar këto në standardet më të larta". Duke shprehur shqetësim për ndërhyrjet e vazhdueshme që po bëhen së fundmi në kryeqytet, Aliaj ndër të tjera vuri në dukje se "duke filluar nga inxhinjerimi, vendosja e sistemeve të sigurisë, sinjalistikës rrugore, si dhe të gjithë elementeve të tjerë, i gjithë sistemi i trafikut në kryeqytet nuk funksionon". "Nuk janë vetëm masat administrative ndaj përdoruesve të rrugës që shkelin normat e legjislacionit rrugor, ato që çojnë në rritjen e sigurisë së qytetarëve, por janë shumë aktorë, që vetëm përmes një pune të koordinuar dhe një plani të studiuar, do të çojnë në rezultatin e dëshiruar", tha Aliaj. Aliaj veçoi disa nga akset rrugore që janë problematike jo vetëm për fluksin e madh të qarkullimit, por edhe për mangësitë që kanë në sinjalistikën rrugore. "Nuk kemi korsi të kthimit majtas, një kombinim në funksion të sigurisë të sinjalistikës horizontale me atë vertikale, nuk kemi asnjë semafor të mirëmatur për hyrjet dhe daljet në trafik, nuk ka një kombinim të sinjalistikës së kthimit majtas dhe ruajtjes së korsive drejtvizore në të gjitha akset rrugore në kryeqytet, elementë këto të domosdoshëm teknik që lenë shumë për të dëshiruar", tha Aliaj. Problem tjetër shqetësuese që rëndon qarkullimin e mjeteve në kryeqytet, Aliaj veçoi edhe punimet që kanë nisur së fundmi në sheshin "Skënderbej". Shefi i Sigurisë Rrugore për Shqipërinë vuri në dukje mungesën e një plani të mirëmenduar të menaxhimit të trafikut. Sipas planit aktual të Bashkisë së kryeqytetit për lëvizjen e automjeteve dhe vendosjen e sinjalistikës provizore si në shesh, ashtu edhe në akset ku automjetet do të lëvizin në ditët në vazhdim, Aliaj tha se ka një bllokim total të trafikut, si dhe një vendosje të pastudiuar të tij. Në ditën e fillimit të punimeve në sheshin "Skënderbej", që është edhe arteria që mban peshën kryesore të qarkullimit, Policia Rrugore e kryeqytetit, duke kundërshtuar mënyrën e lëvizjes së mjeteve sipas planit të Bashkisë, reagoi për situatën dhe kaosin e krijuar. Pas bllokimit për disa orë të sheshit "Skenderbej", me gjithë angazhimin me efektiva të shumtë nga ana e Policisë Rrugore, qindra makina mbetën të bllokuara në vend, pa mundur të lëviznin drejt rrugëve kryesore të Tiranës. Veç shqetësimit për mungesën e bashkëveprimit nga ana e Policisë Bashkiake, Aliaj kundërshtoi aktivizimin e kësaj të fundit në drejtimin e trafikut, nga dita e fillimit të punimeve në këtë shesh, duke e cilësuar një shkelje flagrante të legjislacionit rrugor. "Është e përcaktuar në Kodin Rrugor që drejtimin e trafikut e bëjnë shërbimet e Policisë së Shtetit, ndërkohë që detyra e Entit Pronar është inxhinieria, monitorimi dhe menaxhimi i trafikut. Çdo lloj operacioni që ndërmerret si në fushën inxhinierike, ashtu edhe në atë të planizimit të trafikut, duhet të ketë domosdoshmërisht eksperiencën dhe konsulencën e drejtuesve të trafikut", tha Aliaj. Lidhur me mënyrën e lëvizjes së të gjitha mjeteve, sipas planit të Bashkisë për sheshin "Skënderbej", Aliaj vuri në dukje ekzistencën një plani të studiuar të lëvizjes së mjeteve, sipas të cilit, edhe për shumë vite, trafiku i Tiranës do të ketë probleme. Duke u ndalur në ndryshimet e pritëshme në Kodin Rrugor Alial tha se "risia e këtyre ndryshimeve është futja e penalizimit të lejes së drejtimit me sistemin e pikëve, e praktikuar kjo në të gjitha vendet perëndimore që standardin e sigurisë e kanë të lartë". Ky ndëshkim, që pritet të përcaktohet edhe në amendimet e reja që do t'i bëhen Kodit, do të vendoset për herë të parë si masë ndëshkuese për shoferët që bëhen shkak i aksidenteve, apo shkeljeve të tjera të rregullave të sigurisë rrugore. Ndryshimet e pritëshme, sqaroi më tej Aliaj, konsistojnë kryesisht në rritjen e koefiçientit të sigurisë rrugore, veçanërisht përdorimit të pijeve alkolike, parakalimet e gabuara, vendosja e kaskës mbrojtëse, rripit të sigurimit, etj. "Nevoja e këtyre ndryshimeve, si dhe rishikimit të masave administrative për të gjithë ata drejtues të automjeteve që shkelin rregullat e sigurisë në rrugë,vjen për pasojë e shtimit të numri të aksidenteve automobilistike dhe i viktimave te shkaktuara prej tyre", tha Aliaj./s.s./
KOMENTE