English

Pakistani Teston Me Sukses Dy Raketa Balistike

ISLAMABAD, 8 maj /ATSH-ANSA/ - Pakistani realizoi sot me sukses eksperimentin e lëshimit të dy raketave balistike, në gjendje për të marrë me vete edhe koka bërthamore apo konvencionale, njoftoi ushtria pakistaneze. Me anë të një komunikate, burime ushtarake shtuan se bëhej fjalë për një raketë me rreze të shkurtër veprimi (Ghaznavi) dhe për një me rreze të mesme (Shaheen-1), që u lëshuan në fund të manovrave vjetore të Komandës së Forcës Strategjike. Gjatë një diskutimi ku uroi për suksesin e eksperimentit, kryeministri pakistanez, Yusuf Raza Gilani tha se ''ka ardhur momenti që komuniteti ndërkombëtar ta njohë 'de jure' Pakistanin si fuqi bërthamore''./ a.jor.
KOMENTE