Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sejdiu: Gjermania mbështet fuqishëm Kosovën
English

Sejdiu: Gjermania mbështet fuqishëm Kosovën

Prishtina, 8 Maj, NOA - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu pas kthimit nga vizita zyrtare në Gjermani, u shpreh për mediat se qeveria gjermane mbështet Kosovën dhe proceset integruese të saj.

Kreu i shtetit kosovar u shpreh se vizita ishte jashtëzakonisht e suksesshme dhe e një rëndësie të veçantë.“Kjo vizitë vjen në kuadër të mbështetjes së fuqishme që i jepet Kosovës”, tha Sejdiu.

Presidenti i Kosovës u shpreh se ka marrë konfirmimin për mbështetjen e gjithanshme të Gjermanisë, dhe se udhëheqësit e këtij shteti do të vazhdojnë lobimin për njohjen e shtetit të Kosovës.

“Ishte një vizitë me peshë të veçantë, një mikpritje e jashtëzakonshme dhe një konfirmim i fuqishëm i RF Gjermane për të mbështetur Republikën e Kosovës. Kjo u reflektua edhe në takimin me presidentin Kohler, me kancelaren e shtetit, zonjën Merkel, me ministrin e Jashtëm, Guido Westerëelle, si dhe me kryetarin e Parlamentit, z. Norbert Lammert”, tha Sejdiu.

Ai u ndal dhe në takimit me komunitetin e biznesit, Komitetin e Ekonomisë Lindore Gjermane dhe Komitetin e përbashkët të Ekonomisë Gjermano-Kosovare, por edhe me personalitete të tjera.

m.xh/NOA

KOMENTE