English

Shkodër, Një 44 Vjeçar Gjendet I Vetëvrarë Me Armë Zjarri

SHKODËR, 8 maj/ATSH-G. Marku/.- Një 44 vjeçar, me banim në fshatin Melgushë, të komunës së Bushatit, në rrethin e Shkodrës, është gjetur i vetëvrarë me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Shkodrës, Fatbardha Çelepia, tha për ATSH-në se shtetasi Pashko Laçinej është gjetur i vdekur në tokën e tij në fshatin Melgushë. Sipas të njëjtit burim, në vendngjarje është gjetur edhe një armë zjarri, pushkë 20-she, me të cilën 44 vjeçari dyshohet t'i keto dhënë fund jetës. Burime nga grupi hetimor thanë se viktima kishte plagë me armë zjarri në fytyrë, ndërkohë që është gjetur edhe një letër. Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe shkak për këtë ngjarje mendohet të ketë qënë depresioni./s.s./
KOMENTE