English

Starton Festivali I 47-Të, I Këngës Për Fëmijë Te Tiranes

TIRANË, 8 Maj/ ATSH/- Ka nisur sot pasdite në mjediset e Akademisë së Arteve, Festivali i 47-të i Këngës për Fëmijë të Tiranës, organizuar nga Qëndra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, (MTKRS) dhe në bashkëpunim me TVSH-në. Me skenografi të Bashkim Zahajt, skenar të Jorgo Papingjit dhe regji të Klaudia Hilës, në skenën e Festivalit të 47- të Këngës për Fëmijë të Tiranës, do të vijnë krijime nga emra të njohur të muzikës shqiptare, si Alfred Kaçinari, Edmond Veizi, Adrian Hila, Edmond Zhulali, Petrit Terkuci, Kristi etj. Surpriza e festivalit do të jenë të ftuarit, mes të cilëve, këngetarja Olta Boka, fituesja e edicionit të fundit "Gjeniu i Vogël", Laura Gjipi, si dhe shumë numra koreografike nga koreografet Blerina Arbana e Llaqi Nako./s.d//n.m/
KOMENTE