Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Traviata”, pushtimi shqiptar në Operën Mbretërore
English

“Traviata”, pushtimi shqiptar në Operën Mbretërore

Londër, 8 Maj, NOA - Ermonela Jahlo dhe Saimir Pirgu janë rikthyer në Londër, ku i pret ‘pushtimi’ shqiptar i skenës së Operës mbretërore. Tenori dhe soprano do të jenë në rolet kryesore të operas “Traviata” në zemër të Londrës.

Traviata do të ketë pesë shfaqje në operan e Covent Garden dhe për Ermonela Jahon dhe Saimir Pigurn përbën edhe premierën e dy artistëve që luajnë protagonistët në një shfaqje të këtij kalibri në një skenë operistike botërore.

Këtë muaj, Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu janë rikthyer në Londër për të interpretuar në operan “Traviata’ e Xhiusepe Verdit. Ajo është një prej sopranove shqiptare me famë botërore, ndërsa ai është një prej tenorëve më të famshëm shqiptarë. Edhe pse kanë marrë vlerësimet maksimale të kritikës, Shqipëria i njohu dhe i pranoi me vonesë. Që të dy i kanë provuar skenat më të famshme operistike të botës dhe që të dy e kanë mahnitur publikun në Londër. Soprano dramatike, Ermonela Jaho, në vitin 2009, zëvendësoi Anna Netrebkon në momentin e fundit, në rolin e Violetës në operan “Traviata”në një udhëtim New-York-Londër, që duket se i ndryshoi krejtësisht karrierën e saj operistike.

Pirgu e ka prekur skenën londineze vite më parë, ku është kthyer protagonisti kryesor i mbrëmjes në sallën qendrore të "Royal Opara House" në Covent Garden Londër duke i habitur të gjithë. Ai për 90 minuta ka luajtur në rolin e Rinuçios. Publiku britanik ka vlerësuar zërin e Pirgut dhe është habitur për moshën e tij të re duke marrë përsipër interpretimin e një opere të vështirë. Ishte hera e parë që britanikët patën mundësi të ndjekin nga afër talentin shqiptar të Pirgut i cilësuar nga kritika austriake si "Pavaroti i Ri".

Burime nga TKOB në Tiranë flasin për një recital të mundshëm të tenorit Saimir Pirgu, i cili mund të realizohet në datën 15 maj 2010. Një ftesë të tillë ka marrë edhe soprano Ermonela Jaho, por ende nuk dihet prezenca e saj në mbylljen e sezonit artistik të këtij institucioni.

m.s/NOA

KOMENTE