Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë, Sezoni Turistik Nis Me Cirkun Në Rrugë Dhe Paradën E Motociklistëve
English

Vlorë, Sezoni Turistik Nis Me Cirkun Në Rrugë Dhe Paradën E Motociklistëve

VLORË, 8 maj/ATSH-H.Koçi/.-Spektakli "Cirku në rrugë" dhe parada e 80 motoçiklistëve të grupit "Steel Wings", shqiptarë dhe të huaj, nga disa vende të Evropës, u bënë protagonistë të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Vlorës, në kuadrin e aktiviteteve që i paraprijnë çeljes së sezonit turistik 2010. Për më shumë se dy orë, sheshi i Skelës u shndërrua në një arenë festive, ku ishin të pranishëm qindra qytetarë. Artistë italianë dhe shqiptarë, aktorë të teatrit të kukullave të Vlorës, të vendosur në pika të ndryshme të këtij sheshi, interpretonin për të pranishmit numra cirku e shpejtësie, pjesë humori, etj. Ndërkohë, motoçiklistët zhvilluan një paradë me mjetet e tyre përgjatë bulevardit Vlorë-Skelë, duke krijuar një atmosferë festive. Sheshi i Skelës, i bllokuar pjesërisht për qarkullimin e automjeteve, u bë arena e aktiviteteve të shumta të planifikuara për ditën e çeljes së sezonit turistik, që do të nisë sot. Spektakli "Cirku në rrugë" dhe parada e motoçiklistëve përbëjnë një risi për aktivitetet që zhvillohen në qytetin e Vlorës, në kuadrin e çeljes së sezonit turistik. Sot, pritet të zhvillohen aktivitete të shumta, ku përfshihen Festivali Ndërkombëtar "Aulona International Folk Festival", vazhdimi i garës së fluturimeve sportive "Albania open", parada e kostumeve, panaire të birrës, gatimeve të traditës, etj. Dita e çeljes se sezonit turistik është një nga ngjarjet më të shënuara në Vlorë për shkak të impaktit që ka turizmi në jetën ekonomike e sociale të zonës. Gjatë vitit të kaluar në bregdetin e Vlorës pushuan më shumë se 280 mijë persona, vendas e të huaj, ndërkohë që për sezonin që fillon sot ky numër pritet të jetë shumë më i lartë./s.s./
KOMENTE