English

Vullkani Në Islandë - Mbyllen Aeroportet E Barcelonës

ROMË, 8 maj /ATSH-ANSA/ - Autoriteti spanjoll për kontrollin e aviacionit civil (Aena) ka vendosur të mbyllë, duke nisur nga ora 15:30, aeroportin e Barcelonës dhe ato fqinje të Girones dhe Sabadell për shkak të resë së hirit vullkanik që vjen nga Islanda, shkruhet sot në faqet zyrtare në internet të gazetave spanjolle. Në Barcelonë ka nisur dje gara për çmimin e madh të Formula 1, por mbyllja e aeroporteve nuk do të krijojë probleme për mbërritjen e tifozëve pasi, sipas ministrit të Infrastrukturave, Jose' Blanco, "sipas gjasave tre aeroportet e sipërpërmendur do të rihapen në orën 20:00". Aktualisht 19 aeroporte janë mbyllur në Spanjë, 16 në veri dhe tre katalanas. Autoriteti aeroportual komunikoi se deri në orën 14 janë anuluar 673 fluturime. /e.v/
KOMENTE