English

Barça – Real, verdikti në ndeshjet e fundit

Spanjë, 9 Maj NOA - Duhet të presim javën e fundit të kampionatit spanjoll të La Liga dhe kjo për të parë se kush nga dy skuadrat kryesuese të saj do të arrijë të fitojë këtë trofe. Kështu si Reali ashtu dhe Barcelona arritën të fitojnë në sfidat e tyre respektivisht me Sevilian dhe Atletikon e Bilbaos.

Barça arrti të fitonte me rezultatin 3 me 2 në sfidën me Sevilian ndërsa djemtë e Pellegrinit duhet thënë se shkatërruan Bilbaon duke fituar me rezultatin e thellë 5 me 1 kundrejt tyre.

Tashmë diferenca e pikëve midis tyre mbetet vetëm një e tillë dhe gjithçka për këto dy ekipe do të vendoset javën e fundit, ku Barça duhet të luajë me Valadolidin ndërsa Realin e Madridit e pret një transfertë tepër e vështirë me Malagan.

r.b/NOA

KOMENTE