English

Çelsi shpallet kampion për të katërtën herë

Angli, 9 Maj NOA - Skuadra e Çeslit ka arritur të shpallet kampione e Anglisë për të katërtën herë në historinë e saj.

Klubi londinez duke fituar në ndeshjen me Viganin 8 me 0 kundrejt tyre, ka arritur të fitojë këtë trofe me vetëm një pikë avantazh nga skuadra e Manchester United.

Duhet thënë se ishte dhe ardhja e teknikut italian Karlo Ançeloti e cila bëri të mundur këtë fitore, pasi tekniku në fjalë ndryshoi lojën e kësaj skuadre duke bërë të mundur që ata këtë sezon, të triumfonin në këtë kompeticion.

Për këtë skuadër bëhet fjalë për trofeun e katërt të Premier League dhe kjo pas fitoreve në vitet 1954-1955, 2004-2005 dhe 2005-2006.

r.b/NOA

KOMENTE