Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Izraeli Do Të Ndërtojë Një Monument Në Kujtim Të Përpjekjeve Të Ushtrisë Së Kuqe
English

Izraeli Do Të Ndërtojë Një Monument Në Kujtim Të Përpjekjeve Të Ushtrisë Së Kuqe

JERUSALEM, 9 maj /ATSH-AFP/ - Izraeli do të ndërtojë një monument të fitores në kujtim të përpjekjeve të bëra nga Ushtria e Kuqe për të mposhtur Gjermaninë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, njoftoi sot kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu. "Ndërtimi i një monumenti kombëtar synon të shprehë falenderimin dhe mirënjohjen ndaj popullit rus dhe ushtrisë së Kuqe për sakrificën dhe heroizmin e tyre, që bëri të mundur fitoren e botës së lirë ndaj Gjermanisë naziste më 9 maj të vitit 1945", njoftoi zyra e kryeministrit në një komunikatë. Ky vendim njoftohet gjatë një mbledhjeje të qeverisë izraelite ditën kur Rusia feston 65-vjetorin e fitores së aleatëve ndaj Gjermanisë naziste. Gjashtë milionë hebrenj janë vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, sidomos në kampe përqendrimi dhe shfarosjeje, shumë prej të cilëve u çliruan nga forcat sovjetike. /I.Pu.
KOMENTE