English

Kanë, festivali do të zhvillohet sipas programit

Kanë, 09 Maj, NOA – Megjithë problemet me fluturimet e avionëve në qiellin e Europës, festivali i filmit në Kanë do të hapet të mërkurën.

Organizatorët kanë deklaruar se në këtë eveniment artistike do të marrin pjesë shumë artistëve të njohur. Në mesin e pjesëmarrësve do të jenë regjisori iranian, Abas Kiarostami dhe ai rus, Nikita Mikhalkov.

Organizatorët kanë ngritur shqetësimin se hiri vullkanik mund të prishë planet e një numri pjesëmarrësish për të udhëtuar drejt Kanës. Megjithatë festivali do të hapet siç ishte planifikuar me filmin “Robin Hud”, ku interpretojnë Rasell Krou dhe Kejt Blanshet.

m.xh/NOA/RFE

KOMENTE