English

Pasqyra E Shtypit Te Kosoves

PRISHTINË, 9 maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Presidenti Fatmir Sejdiu nuk paragjykon sjelljen e EULEX-it, kërkon respektim të mandateve -Ai eshte shprehur se në Kosovë duhet të bëhet e qartë se "askush nuk mund të jetë mbi ligjin" Tituj të tjerë: Antikorrupsioni dyshon për keqpërdorim të miliona eurove në PTK Avokatët e Gecit akuzojnë EULEX-in për fabrikim të provave Haradinaj: Korrupsioni në qeveri s'bëhet pa kryeministrin Serbia do negociata me Kosovën për ndarje të saj MASHT-i konteston vendimin e Gjyqit të Qarkut "Express" KTHIMI ME KUSHT - Shqiptarët e Zallçit dyshojnë se mes serbëve të cilët do të kthehen ka edhe të tillë që kanë kryer masakra para dhjetë vjetësh. Që gjithçka të sqarohet në Gjykatë, ata për të katërtën herë kanë ngritur padi për krime lufte kundër 22 ish-fqinjëve të tyre serbë. Ministria për Kthim garanton se asnjë i dyshuar nuk do të kthehet në Zallç. Tituj të tjerë: Vazhdon pa zhurmë - Ramush Haradinaj thotë se nuk e ka ndërmend ta ndryshojë qasjen në betejën kundër Hashim Thaçit, edhe pse reagimi i tij për "Rastin Limaj" është vlerësuar i zbehtë. Koment - Preferoj traditën "Bota Sot" GJND-ja NUK KA KOMPETENCA AS TË NJOH SHTETE E AS TË ZHBËJË SHTETE - Intervistë e prof. Eqrem Zenelaj, ekspert i drejtësisë ndërkombëtare Tituj të tjerë: Deri kur "vasalë" të EULEX-it në Kosovë! - Askush nuk "guxon" t'u thotë shkoni! Dikur gjykonin krimin e tash e "mbrojnë"! - Gjyqtarë e prokurorë të shumë bëhen avokatë Presidenti Sejdiu konfirmon mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën Në tavolinë bisedimesh, vetëm si dy shtete të barabarta - Opozita për bisedimet eventuale Kosovë-Serbi "Zëri" LDK TË DALË NGA QEVERIA - Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, mendon se tashmë ka ardhur koha që LDK-ja të rishikojë qëndrimin në koalicionin qeveritar me PDK-në. Sipas tij, LDK-ja nuk ka nevojë që edhe më tutje të jetë bashkëpjesëmarrëse e një qeverisjeje të keqe Tituj të tjerë: Analiza - Spektatorët - Marrëdheniet e Qeverisë së Kosovës me institucionet ndërkombëtare, sidomos me EULEX-in janë në pikën më të ulët të mundshme. Dymbëshjetë vjet me çështjen e Kosovës 2.4 milionë euro për shpenzimet e Trustit "Kosova Sot" Paratë e privatizimit në fund të "pusit" - RËNIE DRASTIKE E FONDEVE TË MIRËBESIMIT Tituj të tjerë: Fuqizimi në tri blloqe politike Sejdiu: Me Serbinë, vetëm për çështje teknike Xhibuti njeh Kosovën Serbi: I burgosuri kosovar, në grevë urie Editoriali - Ndëshkimi i qytetarëve /a.ke/
KOMENTE