Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reja Vullkanike ; Tia Anullon Fluturimet Drejt 3 Destinacioneve Ne Itali
English

Reja Vullkanike ; Tia Anullon Fluturimet Drejt 3 Destinacioneve Ne Itali

TIRANË, 9 Maj/ATSH-A. Gjonaj/.- Tirana Airport Partners (TIA) njoftoi sot se janë anulluar fluturimet drejt Pizes, Torino dhe Milano në Itali për shkak të riaktivizimit të resë vullkanike në Islandë. Zëdhënëse e TIA-s, Arlinda Çausholli tha për ATSH-në se vendimi për anullimin e fluturimeve drejt këtyre tre destinacioneve u bë për shkak të sigurisë së pasagjerëve. Ndërkohë, edhe Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil shqiptar, Ervin Mazniku në një prononcim për ATSH-në deklaroi se "janë njoftuar operatorët ajrorë për riaktivizimin e resë vullkanike në Islandë". "Kemi njoftuar kompanitë ajrore për rrezikun e mundshëm, por i'u është lënë në dorë kompanive të vendosin nëse do të kryejnë ose jo fluturime, duke nisur nga ora 14:00 e ditës së sotme, deri nesër në orën 09:00", tha Mazniku. Aktivizimi i resë vullkanike në mesin e muajit prill 2010 solli një paralizim të fluturimeve brenda Europës dhe më gjerë. Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil, anëtare e së cilës është edhe Shqipëria që në vitin 1990 ka rregulla dhe procedura standarde përsa i përket fluturimeve në raste të hirit vullkanik. Në 17 prill, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi për anullimin e përkohshëm të mbi 15 fluturimeve drejt destinacioneve të ndryshme, për shkak të hirit vullkanik në zonën e Islandës. Për pasagjerët që zgjodhën rrugë të tjera udhëtimi pas kaosit të shkaktuar nga vullkani në Islandë, Drejtori i Aviacionit Civil Shqiptar, Ervin Mazniku siguroi dëmshpërblimin nga kompanitë ajrore./m.m/a.gj/
KOMENTE