Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rusi - Përfundon Parada Më E Madhe Për Fitoren Kundër Nazizmit
English

Rusi - Përfundon Parada Më E Madhe Për Fitoren Kundër Nazizmit

MOSKË, 9 maj /ATSH/ - Rusia zhvilloi sot paradën më të rëndësishme dhe më të madhe, që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, për fitoren kundër nazizmit, që përkon sot me 65 vjetorin e saj. Qindra ushtarë, ndër të cilët trupa amerikane, britanike, franceze dhe polake parakaluan sot në Sheshin e Kuq të shoqëruar nga kolona të gjata tankesh, kamionësh dhe raketash, helikopterësh dhe avionësh, ndërsa në sfond dëgjohej oshtima e "urra-ve" dhe tingujve të bandave ushtarake që përshëndetën mijëra veteranët e luftës. Ndër të ftuarit e shquar, spikatej e vetmja grua e pranishme, kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila praninë e saj e shfrytëzoi edhe për të diskutuar me kryeministrin rus Vladimir Putin. Liderë të tjerë të Bashkimit Evropian, ndër të cilët kryeministri italian Silvio Berluskoni dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy u detyruan të anulonin pjesëmarrjen e tyre në minutat e fundit për shkak të angazhimeve për çështjen e vështirë ekonomike të BE-së. Në paradë mungoi edhe presidenti amerikan Barak Obama. Paradën, që nisi në orën 10:00 me orën lokale, e hapi presidenti rus Dmitri Medvedev, duke i bërë homazh veteranëve të luftës për rezistencën dhe luftën kundër nazistëve, që përfundoi në maj të vitit 1945 me marrjen e Berlinit nga ana e sovjetikëve. /e.v/
KOMENTE