Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shba Paralajmërojnë Izraelin Dhe Palestinezët Lidhur Me Bisedimet Indirekte
English

Shba Paralajmërojnë Izraelin Dhe Palestinezët Lidhur Me Bisedimet Indirekte

UASHINGTON, 9 maj /ATSH-AFP/ - Shtetet e Bashkuara i paralajmëruan sot Izraelin dhe palestinezët për rrezikun e akteve që do të dëmtonin besimin në Lindjen e Mesme, pas njoftimit të hapjes së bisedimeve indirekte mes dy palëve. "Siç e dinë të dy palët, nëse njëra ose tjetra merr masa gjatë këtyre bisedimeve të cilat, sipas nesh, do të dëmtonin rëndë besimin, do të reagojmë duke i bërë përgjegjëse ato, në mënyrë që bisedimet të vazhdojnë", deklaroi në një komunikatë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Philip Crowley. Crowley deklaroi se seria e parë e bisedimeve indirekte e filluar në rajon nga i dërguari amerikan George Mitchell ishte "serioze dhe e gjerë". "Të dyja palët po bëjnë disa gjeste që ndihmojnë në krijimin e një atmosfere të favorshme për bisedime të suksesshme", vazhdoi zëdhënësi, duke shtuar se Uashingtoni këmbëngul të "përgëzojë" si kreun e Autoritetit palestinez Mahmud Abas dhe kryeministrin izrelit Benjamin Netanjahu të cilët po përpiqen të avancojnë në rrethana të vështira. /I.Pu.
KOMENTE