Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shënim - Gjermani - Sot Votohet Në Renani-Vestfalia Veriore, Ndikon Kriza Greke
English

Shënim - Gjermani - Sot Votohet Në Renani-Vestfalia Veriore, Ndikon Kriza Greke

- Test vendimtar për Angela Merkel, kur ndihmat për Athinën janë jopopullore - ROMË, 9 maj /ATSH-ANSA/ - Sot në Gjermani do të zhvillohen zgjedhjet politike në Landin Renani-Vestfalia Veriore, një nga rajonet më të pasura të Gjermanisë, zgjedhje të cilat mund të ndikohen shumë nga ndihma ekonomike që qeveria e kancelares Merkel ka vendosur të kontribuojë për Greqinë. Dhe nëse zgjedhësit, në total 13.5 milionë, do të vendosnin t'i largonin konservatorët dhe liberaldemokratët nga qeveria e Landit, atëherë do ta privonin kancelaren Angela Merkel nga shumica e Bundesratit (Këshilli Federal). Një sondazh i realizuar nga YouGov për të përditshmen Bild dhe cituar nga agjencia France Presse, konfirmon peshën e krizës ekonomike greke: 21 për qind e zgjedhësve të këtij Landi janë shprehur të bindur se ndihma për Athinën do të ndikojë në votën e tyre. Gjermania do të japë rreth 22 miliardë euro për Greqinë, në totalin e 80 miliardëve që do t'i japin të gjitha vendet e Eurozonës. Opinioni publik gjerman kërkon që prioritet t'u jepet interesave kombëtare dhe situata ekonomike e qyteteve si Wuppertali, në Renani-Vestfalia Veriore, në prag të falimentimit, hedh benzinë në zjarrin e polemikave. Dhe për ironi të fatit, distrikti industrial i Wuppertalit është i preferuari i imigrantëve grekë. Partia SPD i bën thirrje qeverisë se "Gjermania nuk duhet të harrojë vështirësitë e tmerrshme që ka kaluar". Sfida e sotme ka fytyrën e kryeministrit në ikje, kristiandemokrati Juergen Ruettgers dhe kandidatit të SPD-së, Hannelore Kraft. Sondazhet e fundit në Renani-Vestfalia Veriore i japin CDU-së së Merkel 37 për qind të votave dhe aleatëve të saj, FDP-së, 6 për qind. Dhe në bazë të sondazhit qeveria në koalicion do të merrte vetëm 43 për qind të votave dhe kështu do të humbiste shumicën në Këshillin Federal, një institucion jo pak i rëndësishëm në tërësinë e Shtetit gjerman. SDP-ja, sipas parashikimeve të fundit, do të arrinte në 37 për qind, të Gjelbrit në 10 për qind dhe Linke duhet ta kalojë 5 për qindëshin e nevojshëm për t'u futur në parlamentin e Landit. Një marrëveshje e këtyre tre partive do të arrinte në 52 për qind. (Shënim i përkth. *Bundesrati, "Këshilli Federal", është një organ legjislativ që përfaqëson 16-të Landet (shtetet federale) e Gjermanisë në nivel federal. Bundesrati bashkëvendos për ligjet federale që prekin vetëm kompetencat e Landeve. I vetmi parlament federal në Gjermani është Bundestagu). /e.v/
KOMENTE