Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Besa Fiton Për Të Dytën Herë Kupën E Shqipërisë
English

Sport-Futboll/ Besa Fiton Për Të Dytën Herë Kupën E Shqipërisë

TIRANË, 9 Maj / ATSH- Gjergji Mima/ - Skuadra kavajase e Besës fitoi sot në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" finalen e Kupës së Shqipërisë 2-1 përballë Vllaznisë së Shkodrës. Goli i parë i ndeshjes ishte Vllazninë dhe u shënua në mintën e 65-të nga sulmuesi i talentuar shkodran Bekim Bala. 19-vjeçari shfrytëzoi mjaft mirë një krosim të mesfushorit kosovar Ilir Nallbani dhe duke përfituar edhe nga pakujdesia e mbrojtjes kavajase,që e konsideroi në pozicion jashtë loje, kaloi me kokë portierin e Besës, Orges Shehi. Por Besa e teknikut Shpëtim Duro, nuk u dorëzua dhe lojtarët e saj,Daniel Xhafaj, Sinani, Shkëmbi dhe Mancaku provuan disa herë të ishin të rrezikshëm. Në minutëne 85-të, pikërisht nga një harkim në zonë i mesfushorit Blendi Shkëmbi, ishte mbrojtësi reanto Arapi ai që barazoi gjithçka me kokë. Ky rezultat e çoi ndeshjen në shtesë, ku në minutën e 97-të mesfushori Paulin Dhëmbi shënoi golin e dytë për Besën dhe vulosi rezultatin 2-1. Besa më në fund arriti të fitojë një finale Kupe ndaj Vllaznisë pasi në dy përballjet efundit në vitet 1972 dhe 1981, kishin qenë shkodranët ata që kishin triumfuar. Ndërsa Vllaznia pas këtij rezultati, përveç Kupës humbi edhe kualifikimin për në Ligën e Evropës, pasi në kampionat është larg vendit të katërt. - Finalja e Kupës së Shqipërisë edicioni 2009-2010 Besa - Vllaznia 2-1 Shënues: Arapi 85', Dhëmbi 97'/ Bala 65' - Besa Viti i themelimit: 1925 President: Nexhat Bizhdili Stadiumi: "Besa", Kavajë Pjesëmarrëse: në 52 edicione Në çerekfinale: 22 herë Në gjysmëfinale: 11 herë Në finale: 8 herë Fituese: 1 herë Finale të humbura: 6 herë Fituese: 2006-2007 Finaliste e humbur: 1961, 1962-1963, 1970-1971, 1971-1972, 1980-1981, 1991-1992 Gjysmëfinaliste: 1957, 1958, 1964-1965, 2009-2010
KOMENTE