English

Xhafa: Jam gati të sakrifikohem

Tiranë, 9 Maj, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafa, i cili prej nëntë ditësh është në grevë urie foli sot para protestuesve të PS-së duke thënë se kjo është greva e urisë më e madhe dhe më transparente.

Xhafa theksoi se greva përfaqëson gjithë Shqipërinë. “Vëllezërit dhe motrat që janë këtu përfaqësojnë gjithë Shqipërinë, janë të gjithë të arsimuar. Janë të moshave të ndryshme”, u shpreh Xhafa.

Ai kujtoi protestën e bërë nga Partia Demokratike në vitin 1998 ku u sulmua Kryeministria. Xhafa u shpreh se dikur Kryeministria sulmohej me predha anti tank, “ndërsa ne kemi vetëm lule dhe ujë me vete”, tha Xhafa.

Xhafa u shpreh se ai është gati të sakrifikohet për lirinë.

m.xh/NOA

KOMENTE