English

Xhibuti, vendi i 68-të që njeh Kosovën e pavarur

Xhibut, 9 maj, NOA – Republika afrikane e Xhibutit është vendi i 68-të në botë, i cili njeh pavarësinë e Kosovës, lajm ky që është konfirmuar nga zyra e kryeministrit të Kosovës.

Në njoftimin përkatës, sqarohet se “kjo njohje i është konfirmuar ambasadës së Shqipërisë në Riad, ndërsa pritet që përmes kanaleve diplomatike, diku në fillim të javës së ardhshme, nota verbale për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga republika e Xhibutit të arrijë në ministrinë kosovare të Punëve të Jashtme”.

Shteti afrikan, Republika e Xhibutit, kufizohet me Eritrenë, Etiopinë dhe Somalinë, e ka rreth një milion banorë.

n.e/NOA

KOMENTE