Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadori Bosch: Standarte Të Larta Për Emërimet Në Gjykata
English

Ambasadori Bosch: Standarte Të Larta Për Emërimet Në Gjykata

TIRANE, 10 Maj/ATSH, Andi Myrtaj/- Kreu i Zyrës së Prezencës së OSBE në Shqipëri, Robert Bosch shprehu sot rëndësinë e zbatimit të standarteve më të larta për emërimet në sistemin e drejtësisë. Gjatë një takimi të zhvilluar sot në Gjykatën e Lartë me rastin e Ditës së Drejtësisë, ambasadori Bosch tha se, "është tejet e rëndësishme që në të gjitha emërimet në sistemin gjyqësor të zbatohen standardet më të larta profesionale dhe etike". Duke u ndalur tek emërimet e reja që priten të bëhen në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, Ambasadori Bosch tha: "shpresoj që të gjithë personat e përfshirë në procesin e përzgjedhjes do të sigurojnë që individët e përzgjedhur të jenë jo-politikë, ndonëse të qenit apolitik nuk mjafton". "Ata që zgjidhen duhet të jenë, gjithashtu, juristë të shkëlqyer dhe duhet të kenë një reputacion të rrënjosur si njerëz të pakorruptuar apo të pakorruptueshëm", shtoi më tej ai. Ambasadori Bosch nënvizoi rëndësinë që ka në një demokraci moderne, transparenca dhe përgjegjshmëria e sistemit gjyqësorit. "Transparenca në funksionimin e sistemit gjyqësor dhe përgjegjshmëria në lidhje me veprimet gjyqësore ndihmon në rritjen e besimit të publikut te gjykatat, tha kreu i Zyrës së Prezencës së OSBE, në Shqipëri Robert Bosch./n.m/
KOMENTE