Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Shqiperia, Kontribut Ne Kuader Te Nato-S Per Paqen Dhe Stabilitetin Kudo Ne Bote
English

Basha: Shqiperia, Kontribut Ne Kuader Te Nato-S Per Paqen Dhe Stabilitetin Kudo Ne Bote

- Ministri i Brendshem, Lulzim Basha, priti delegacionin parlamentar te miqesise Arabi Saudite-Shqiperi - TIRANE, 10 Maj/ATSH/. - Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, priti sot në takim një delegacion të Komisionit Parlamentar të Miqësisë Arabi Saudite-Shqipëri, të kryesuar nga Dr. Mohamed Al Alsalim. Sipas Zyres se Shtypit te Ministrise se Brendshme, në takim u diskutua mbi bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, e në veçanti mbi bashkëpunimin policor dhe në fushën e sigurisë. Ministri Basha informoi mbi kontributin që po jep Shqipëria në kuadër të NATO-s për paqen dhe stabilitetin kudo në botë dhe për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Gjithashtu Basha theksoi se bashkëpunimi me botën arabe në tërësi dhe Arabinë Saudite në veçanti, po thellohet dhe konsolidohet vazhdimisht. Duke shprehur falenderimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Mbretëria e Arabisë Saudite, Basha theksoi se Shqipëria dhe shqiptarët kanë dëshmuar se janë faktor i rëndësishëm paqeje, sigurie e stabiliteti në rajon. Kreu i delegacionit, Dr. Al Alsalim, përgëzoi per arritjet e Shqipërisë në proceset e saj integruese, ndërsa u shpreh se zhvillimi i qëndrueshëm dhe stabiliteti i vendit premton për investime të rëndësishme në të gjitha fushat. Ministri Basha garantoi bashkëbiseduesit se të gjitha investimet e huaja, natyrisht edhe ato arabe, janë të mirëpritura dhe gëzojnë mbrojtje e siguri të plotë për zhvillimin normal të tyre. /a.ke/
KOMENTE