Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Në 4 Vitet Që Vijnë Sistemi Arsimor Do Arrijë Shumë Nga Treguesit E Be-Së
English

Berisha: Në 4 Vitet Që Vijnë Sistemi Arsimor Do Arrijë Shumë Nga Treguesit E Be-Së

- Kryeministri Berisha përuron shkollën 9 vjeçare "Isa Domi" në fshatin Pjesëz, në komunën Xhafzotaj (Durrës) - DURRËS, 10 Maj/ATSH-Gëzim Kabashi/.- Kryeministri Sali Berisha siguroi sot, gjatë përurimit të shkollës 9 vjeçare "Isa Domi" të fshtatit Pjesëz, në komunën e Xhafzotajt (Durrës), se " në 4 vitet që vijnë sistemi arsimor do të arrijë shumë nga treguesit e vendeve të Bashkimit Europian". Shkolla 9 vjeçare "Isa Domi", është një investim prej 32 milionë lekësh nga granti konkurues që ka përfituar komuna e Xhafzotaj. Në këtë shkollë, që mban emrin e Isa Domit, banor i zonës dhe mësues i ciklit të ulët shkollor, mësojnë 210 nxënës dhe 30 fëmijë të arsimit parashkollor. "Ne po i vendosim sot kësaj shkolle emrin e Isa Domit, në nderim të njërit prej mësuesve të parë që ka shkrirë energjitë e veta për arsimin në rrethin e Durrësit", tha Kryeministri Berisha. Duke folur për arsimin në vend, Kryeministri Berisha siguroi se "Qeveria po përpiqet të shkurtojë rrugën për në Shqipërinë europiane, që meritojnë fëmijët tanë". Kryeministri theksoi se "tashmë është 4 fishuar numri i studentëve dhe universitetet nuk janë më mollë e ndaluar për nxënësit tanë". "Ne premtuam se interneti do të ishte në të gjitha shkollat tona dhe e realizuam atë. Shqipëria dixhitale është Shqipëri e imagjinatës mahnitëse", tha Kryeministri Berisha. Ai theksoi se "në epiqendër të arsimit, qeveria ka vendosur mësuesit" dhe në këtë drejtim garantoi se "do të bëhet çdo përpjekje për të përmirësuar pagat, kushtet e punës dhe ato të jetesës së çdo mësuesi". Godina dykatëshe e shkollës 9 vjeçare të fshatit Pjesëz në komunën Xhafzotaj (Durrës) ka 12 mjedise shkollore të vendosura në një sipërfaqe ndërtimi prej 340 metra katror, si dhe 500 metra katror sipërfaqe të jashtme./m.m/s.s./
KOMENTE