Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Ps T'I Drejtohet Kushtetueses Dhe Të Vijë Në Komisionin Hetimor Ku Ka Kryesimin E Shumicën
English

Berisha: Ps T'I Drejtohet Kushtetueses Dhe Të Vijë Në Komisionin Hetimor Ku Ka Kryesimin E Shumicën

- Kryeministri Berisha i kërkon kryetarit të PS-së që të lejojë autoritetet shëndetësore zyrtare të kujdesen për shëndetin e grevistëve - TIRANË, 10 Maj/ATSH-Maela Marini/.- Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje të hënën Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama që të vlerësojë propozimin e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, për t'iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për hapjen e kutive. "Ky është një propozim tërësisht mbi palët dhe në interesin më të mirë të vendit", tha Kryeministri Berisha, ndërsa ftoi PS-në të marrë pjesë në komisionin hetimor ku ka kryesimin dhe shumicën. Në mbledhjen e grupit parlamentar, Kryeministri i kërkoi kryetarit të PS-së që të lejojë autoritetet shëndetësore zyrtare të kujdesen për shëndetin e grevistëve. Duke shprehur vendosmërinë për të respektuar çdo të drejtë kushtetuese të qytetarëve shqiptarë për të protestuar, Kryeministri Berisha tha se "në këtë vend të lirë, do të respektohet çdo protestë paqësore e cilitdo". "Nuk mund të mos shpreh ndjesitë e mia, që janë të pranishme në çdo rast ku ka dhimbje, vuajtje e lëndime, pranë çdo qytetari, cilido qoftë ai, i ri apo i moshuar, burrë apo grua, me parti apo pa parti. Ndaj dhe duke respektuar vendimin e tyre, unë mbetem gjithmonë i ndjeshëm ndaj pasojave të këtij vendimi në shëndetin e tyre", tha Kryeministri Berisha. Kryeministri theksoi se "nuk do të kishte këshilluar ndonjëherë një gjë të tillë, por ky vendim është marrë nga drejtuesit e tyre, nga vetë ata dhe natyrisht, jashtë çdo lloj kompetence të kryeministrit të vendit". "I bëj thirrje z. Rama për 3 çështje kryesore. E para të vlerësojë propozimin e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, si një propozim tërësisht mbi palët dhe në interesin më të mirë të vendit, të PS-së dhe palëve. I kërkohet z. Rama t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe në rast se kjo e fundit e gjykon, ti drejtohet Komisionit të Venecias", tha Kryeministri. Kryesocialisti Rama, sipas, tij "mund të vijë në komisionin hetimor parlamentar ku do ketë kryetarin dhe shumicën në çdo votim në komision". "Të hetojmë çdo gjë dhe të bëjmë transparencën për çdo gjë në përputhje me ligjet e këtij vendi, të mundësojmë deklasifikimin e çdo dokumenti, mjafton që ne të ndjekim ligjet", tha Kryeministri Berisha. Kreu i Qeverisë u shpreh se "opozita mund të kërkojë çdo gjë nga kryeministri, por jo që të bëjë prokurorin apo gjykatësin". Duke i bërë thirrje z. Rama që në mënyrë të menjëherhme të lejojë autoritetet shëndetësore zyrtare të kujdesen për shëndetin e grevistëve, Kryeministri Berisha u shpreh se "në historinë e njerëzimit nuk ka ekzistuar kurrë një situatë e tillë, ku një parti politike mbyll dyert dhe privon nga kujdesi shëndetësor njerëzit që ka ngujuar në grevë urie". "Kjo përbën një shkelje të të gjitha akteve kombëtare e ndërkombëtare të qëndrimit ndaj të ngujuarve dhe grevistëve dhe cilitdo që ka nevojë për kujdes shëndetësor. U them atyre 3-4 mjekëve apo infermierëve militantë se po bëjnë një shkelje shumë të rëndë duke shërbyer si një perde e zezë midis grevistëve dhe sistemit shëndetësor, që është i detyruar me Kushtetutë të garantojë të gjitha shërbimet", tha Kryeministri. Sipas tij "detyra e mjekut kërkon gjakftohtësi dhe objektivitet dhe nuk bëhet me militantë dhe fanatikë partiakë". "Mbikujdesja në mjekësi është e papranueshme dhe ka pasoja serioze, njëlloj si mungesa e kujdesit. Ndaj në mjekësi ka disa parime ku mjekët nuk mund të trajtojnë familjarët e tyre, pasi ndjenjat dhe emocionet mund t'i turbullojnë mendjen", tha Kryeministri Berisha. Ai i kërkoi z. Rama që të lejojë kontrollin e përditshëm mjekësor të grevistëve dhe "t'i japë fund kësaj situate të paprecedentë në historinë e një greve urie"./n.m/
KOMENTE