Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Britani - Clegg: Po Punojmë 24 Orë Në 24 Për Të Gjetur Një Marrëveshje
English

Britani - Clegg: Po Punojmë 24 Orë Në 24 Për Të Gjetur Një Marrëveshje

LONDËR, 10 maj /ATSH-ANSA/ - "Kini edhe pak durim", apeloi për britanikët Nick Clegg, lideri i Liberaldemokratëve i cili prej disa ditësh është angazhuar në negociata me Konservatorët për të gjetur mundësinë e krijimit të një qeverie koalicioni. "Liderët dhe partitë po punojnë 24 orë në 24 për të gjetur një zgjidhje që respekton verdiktin e vendosur nga rezultati i zgjedhjeve", deklaroi Clegg. "Nuk besoj se një kohë e gjatë pasigurie është diçka e mirë. Për këtë dua të arrijë, të gjithë ne duam të arrijmë, në një konkluzion sa më parë të jetë e mundur. Por është mirë që vendimi të merret në mënyrën më të drejtë dhe jo të nxitojmë e më pas të arrijmë një marrëveshje që nuk do të zgjasë shumë", shtoi lideri i Liberaldemokratëve. /e.v/
KOMENTE