Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Është 17 vjeçe dhe duket ... si një bebe 6 muajsh
English

Është 17 vjeçe dhe duket ... si një bebe 6 muajsh

Baltimore, 10 maj, NOA - Është 17-vjeçe, por ende ka trupin dhe sjelljen e një fëmijë prej gjashtë muajsh.

Ky është misteri i Brooke Greenberg, një vajze që ka mbetur "e ngrirë" në kohë e që ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve nëpër botë, siç shkruan gazeta “The Times” në Londër.

Vajza, e cila jeton me prindërit dhe tre motrat krejt normale në një periferi të Baltimores, duket krejtësisht një fëmijë vetëm disa muaj.

Për 17 vjet, prindërit kanë vazhduar të ndërrojnë pelenat ose biberonët e saj, pasi Brooke nuk ecën në këmbë, por vetëm këmbadoras si fëmijët disa muajsh dhe ka mësuar të buzëqeshë dhe të qeshë, por ajo kurrë nuk mësoi të flasë dhe ka ende dhëmbët e qumështit.

Megjithatë, ka patur probleme serioze shëndetësore që i kanë kërcënuar jetën në mënyrë të përsëritur.

"Brooke është vetëm një fëmijë i mrekullueshëm, - thotë Houard Greenberg babai i saj për “The Times”, - është shumë i pastër. Mërmërit si një fëmijë gjashtë muajsh, por ne gjithmonë e dimë atë që ajo do të thotë".

Dyshohet se në ADN e saj mund të mungojë geni i plakjes.

"Ne besojmë, - thotë Richard Ualker, një studiues për “The Times”, - se rasti Brooke është një mundësi unike për të kuptuar procesin e plakjes. Ne besojmë se të paturit e një mutacioni në gjenet e saj që kontrollon procesin e plakjes dhe zhvillimit duket se është i ngrirë në kohë. Nëse krahasojmë gjenet e saj me ato normale, ne mund të jemi në gjendje të identifikojmë ato gjene dhe të kuptojmë ekzaktësisht çfarë bëjnë dhe si kontrollohen në mes tyre.

"Hipoteza jonë, - shpjegon Ualker, – është se ajo vuan nga humbja e një ose më shumë gjene që koordinojë mënyrën në të cilën trupi zhvillohet dhe plaket. Në qoftë se ne përdorim ADN e saj për të gjetur një gjen mutant atëherë mund të bëjmë analiza laboratorike në kafshë për të parë nëse mund “të ndalojmë procesin e plakjes”.

“Kjo, - përfundojnë në një zë shkencëtarët, - vetëm mund të na japë një mundësi për t'iu përgjigjur pyetjes se pse ne jemi të vdekshëm".

Greenberg shton se mbështet shfrytëzimin e ADN-së të së bijës nëse kjo mund të ndihmojë të tjerët.

Ky fenomen do të jetë këtë javë në qendër të një konference Royal Society të Londrës, e cila përfshin studiuesit më në zë në botë.

a.k/NOA

KOMENTE