Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fishë Teknike - Ekonomi - Plani I Ndihmës Për Zonën Euro: Masat Kryesore
English

Fishë Teknike - Ekonomi - Plani I Ndihmës Për Zonën Euro: Masat Kryesore

BRUKSEL, 10 maj /ATSH-AFP/ - Më poshtë vijojnë masat kryesore për planin e ndihmës prej 750 miliardë euro i njoftuar sot për zonën euro +++ KRIJIMI I NJË "MEKANIZMI EVROPIAN STABILITETI", që përbëhet nga dy elementë: - DISA HUA TË KOMISIONIT EVROPIAN QË MUND TË SHKOJNË DERI NË 60 MILIARDË EURO për vendet e zonës euro në vështirësi, në këmbim të kushteve të ashpra. Për këtë, Komisioni do të marrë hua në tregje, me një garanci të dhënë nga buxheti komunitar. Ky instrument do të bazohet në një nen të traktatit evropian që parashikon se BE-ja mund t'i akordojë një ndihmë financiare një shteti për shkak të "ngjarjeve të jashtëzakonshme". Një mekanizëm i tillë ekzistonte deri tani për vendet e BE-së jashtë zonës euro, por jo për ata të zonës euro. - NJË SISTEM HUASH DHE GARANCISH QË MUND TË SHKOJNË DERI NË 440 MILIARDË EURO Shtetet anëtare të zonës euro do të krijojnë një shoqëri të posaçme për të marrë hua në tregje ("Special Purpose Mechanism", Mekanizëm i dedikuar), me një garanci të dhënë nga shtetet e zonës euro në raport me pjesëmarrjen e tyre në kapitalin e Bankës Qendrore Evropiane, BCE. "Kemi vendosur të krijojmë një shoqëri që mund të marrë hua deri 440 miliardë euro", dhe që "do të garantohet nga shtetet e zonës euro", shpjegoi ministri i Financave të Luksemburgut, Luc Frieden. Ministrja franceze e Financave Christine Lagarde njoftoi se disa garanci mund të jepen nga "shtete vullnetare jashtë zonës euro", ndër të cilët Suedia dhe Polonia. - FMN-ja MUND TË SJELLË NJË NDIHMË SHTESË PREJ 250 MILIARDË EURO "FMN-ja pritet të japë të paktën gjysmën e kontributit të BE-së", ose 250 miliardë euro dhe kjo "nëpërmjet linjave të kredive të zakonshme", mësohet nga komunikata përfundimtare e ministrave +++ MASAT E JASHTËZAKONSHME TË BANKËS QENDRORE EVROPIANE, BCE Instituti monetar njoftoi "ndërhyrje në tregun e obligacioneve private dhe publike të zonës euro", pa dhënë ende hollësi lidhur me formën e tyre Është parashikuar një veprim i bashkërenduar i BCE-së dhe i bankave qendrore të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Anglisë dhe Zvicrës, për të lehtësuar furnizimin me dollarë të bankave të zonës euro. +++ PËRSHPEJTIM I ZVOGËLIMIT TË DEFICITEVE, MASA TË REJA KURSIMESH NË SPANJË DHE PORTUGALI Ministrat e Financave janë dakord që projektet e tyre të konsolidimit buxhetor dhe të reformës fiskale të përshpejtohen atje ku kjo është e justifikuar", bëhet e ditur në komunikatë. Lisbona dhe Madridi premtuan masa për kursime të tjera për zvogëlimin e deficiteve të tyre në vitet 2010 dhe 2011 dhe do të paraqesin detaje të këtyre masave gjatë mbledhjes së ardhshme të ministrave evropianë të Financave, më 18 maj. /I.Pu.
KOMENTE