Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjirokastër: Policia, Kontroll Në Lazarat Për Bimë Narkotike
English

Gjirokastër: Policia, Kontroll Në Lazarat Për Bimë Narkotike

GJIROKASTËR, 10 Maj/ATSH, T.Skuqi/ - Policia e Gjirokastrës ushtroi të hënën për herë të dytë kontroll në Lazarat për të parandaluar kultivimin e bimëve narkotike. Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bëri të ditur për ATSH-në, se "kontrolli i policisë lokale u përqëndrua në lagjet "Lënxatë" dhe "Breg" në thellësi të fshatit, ku pas krehjes së zonës nuk u evidentua asnjë parcelë me bimë narkotike". Kontrolli do të rifillojë nesër edhe në dy lagjet e mbetura të fshatit, thanë burime zyrtare. Dy ditë më parë, policia e Gjirokastrës nisi fazën e dytë të Planit të Veprimit, që sipas policisë është ndarë në tre faza: komunikim, identifikim dhe goditje. Fshati Lazarat gjendet rreth 3 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës./ch/
KOMENTE