Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Irak - Arrin Në Të Paktën 26 Të Vdekur Bilanci I Një Vale Atentatesh
English

Irak - Arrin Në Të Paktën 26 Të Vdekur Bilanci I Një Vale Atentatesh

BAGDAD, 10 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën 26 persona janë vrarë sot në Irak në një valë atentatesh që synuan veçanërisht forcat e sigurisë dhe një xhami shiite në jug të Bagdadit, njoftuan burime të sigurisë. Në Suwayra, rreth 60 kilometra në jug të Bagdadit, një bombë shpërtheu pranë një xhamie shiite. Disa kalimtarë vrapuan për të shpëtuar viktimat e para kur një autobombë shpërtheu në vend. Tetë persona janë vrarë dhe 30 janë plagosur në këtë atentat të dyfishtë, njoftoi AFP-në rreshteri i polizë Sabah al-Chammari. Në Islandariya, 50 kilometra në jug të Bagdadit, dy persona gjetën vdekjen nga shpërthimi i një bombe në një dyqan. Në Bagdad, por edhe në perëndim dhe veri të kryeqytetit irakian, rreth 15 sulme me armë automatike dhe me bombë që synonin kryesisht disa pika kontrolli të ushtrisë dhe policisë, kanë shkaktuar 16 të vdekur, mësohet nga burime pranë policisë dhe Ministrisë së Brendshme. /I.Pu.
KOMENTE