Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Irak - Të Paktën 68 Të Vdekur Dhe 250 Të Plagosur Nga Një Atentat I Trefishtë
English

Irak - Të Paktën 68 Të Vdekur Dhe 250 Të Plagosur Nga Një Atentat I Trefishtë

HILLA, 10 maj /ATSH-AFP/ - Iraku u përball sot me ditën më të përgjakshme që prej fillimvitit, me vdekjen e mbi 68 personave dhe plagosjen e mbi 250 të tjerëve nga një antentat i trefishtë kundër punonjësve të një uzine dhe kundër forcave të sigurisë. Kjo dhunë shtohet ndërsa vendi nuk ka ende një qeveri të re, edhe pse kanë kaluar rreth dy muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve legjislative të 7 marsit dhe tre javë nga vdekja e dy krerëve kryesorë të al-Kaidës irakiane, të vrarë gjatë një operacioni të përbashkët sigurie irakiano-amerikan. Atentatet, që ishin dhe më të përgjakshmet, tronditën qytetin Hilla, rreth 95 kilometra në jug të Bagdadit. Dy autobomba të lënë në një vendparkim automjetesh të një uzine tekstilesh shpërthyen në momentin e daljes së punëtorëve nga ndërtesat e uzinës. Kur policia dhe ambulancat mbërritën në vendngjarje, një kamikaz hyri mes forcave të policisë dhe shpërtheu lëndën plasëse që mbante në trup, taktikë e përdorur ndjeshëm kohët e fundit për të shakaktuar sa më shumë viktima. Të paktën 36 persona mbetën të vdekur dhe 140 të tjerë u plagosën nga ky sulm i trefishtë, njoftuan burime nga Ministria e Brendshme irakiane./ /i.p/ a.jor.
KOMENTE