English

Kërcënuan policin, arrestohen

Durrës, 10 Maj, NOA – Policia ka nisur ndjekjen penale ndaj dy personave të cilët kanë kërcënuar një punonjës të uniformave blu.

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në komisariati e Policisë së Shijakut. Sipas policisë inicialet e personave të arrestuar janë, E.M., 45 vjeç dhe Xh.M.18 vjeç.

Dy të arrestuarit e kanë fyer dhe kërcënuar policin, pikërisht në hyrje të ambienteve të komisariatit.

“Procedimi penal ndaj tyre filloi për arsye se dyshohet se më datë 07.05.2010, rreth orës 15.00, kanë fyer e kanosur punonjësin e policisë I.D. , i cili ka qenë me shërbim tek hyrja e Komisariatit të Policisë Shijak”, thuhet në njoftimin e policisë.

m.xh/NOA

KOMENTE