Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korçë: Artistë Dhe Turistë Nga Korinthi, Vizitë Turistike Ne Rajonin Juglindor
English

Korçë: Artistë Dhe Turistë Nga Korinthi, Vizitë Turistike Ne Rajonin Juglindor

KORÇË, 10 maj /ATSH-Behar Fejzulla/ - Turizmi në Korçë dhe vlerat kulturore që ka rajoni kanë sjellë në këtë qytet artistë, grupin e këngëtarëve, filarmoninë e Korinthit dhe turistë nga ky qytet, (Greqi), të drejtuar nga kryetari i Bashkisë, Aleksandro Nevmatikos. Me rastin e kësaj viziteturistike, kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi i priti në një takim, ku vlerësoi se marrdhëniet kulturore të vendosura që prej tre vjetësh midis Korçës dhe Korinthit, kanë dhënë rezultate të mira, pasi banorët e dy qyteteve po njohin kulturat reciproke. "Në këto lidhje janë afruar më shumë dhe shkëmbimet ekonomike, sidomos në fushën e turizmit, pasi Korça është qytet turistik që tërheq shumë vizitorë të huaj çdo vit", tha Peleshi, duke nënvizuar se në të ardhmen marrdhëniet do të forcohen edhe më tej. "Shqipëria së shpejti, pret liberalizimin e vizave dhe mundësitë e lëvizjes së lirë të qytetarëve do të jenë më të mëdha", tha Peleshi. Kryetari i Bashkisë së Korinthit, Aleksandro Nevmatikos veçoi faktin se marrëdhënieve kulturore mes dy qyteteve, i kontribuojnë edhe rreth 5.000 shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Korinth, që janë integruar si qytetarë të barabartë dhe kanë edhe grupet e tyre artistike, të cilat pëlqehen shumë. "Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta, pasi marrëdhëniet e dy popujve janë shumë të hershme. Eshtë detyra jonë që t'i intensifikojmë, me qëllim që njerëzit të jetojnë në miqësi dhe paqe. Nga vizitat që bëmë në qytetin e Korçës, ne pamë se ky qytet është shumë i bukur dhe do të ketë një të ardhme shumë të mirë në zhvillimin e turizmit", tha Nevmatikos. Në përfundim, ai ftoi kryetarin Peleshi që Korça të marrë pjesë me grupet e saj artistike në Festivalin e Verës në Korinth. Gjatë qendrimit në Korçë, korinthasit vizituan Muzeun e Arsimit Kombëtar, Muzeun e Artit Mesjetar, ndërsa do të vijojnë nesër me vizita në disa muze të tjera dhe pika turistike. Grupi i këngëtarëve dhe filarmonia e Korinthit pritet të japin një koncert në sallën e teatrit "A.Z.Çajupi" të Korçës./ch/
KOMENTE