Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove: Lunaçek, Pavarësia E Kosovës Është Një Fakt I Kryer
English

Kosove: Lunaçek, "Pavarësia E Kosovës Është Një Fakt I Kryer"

PRISHTINË, 10 Maj /ATSH-B.Jashari/.- "Pavarësia e Kosovës është një fakt i kryer", tha raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek. "Unë angazhohem në mënyrë kategorike kundër bisedimeve për çështje të statusit. Pavarësia e Kosovës është një fakt i kryer dhe ajo që mendoj se mund të bisedohet, janë çështjet praktike që lidhen me bashkëpunimin dypalësh. Gjithçka tjetër, konsideroj se është e pakuptimtë dhe shpresoj se kështu mendojnë edhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian", tha Lunaçek në një intervistë sot në Radio Kosova. Lunaçek tha se "në muajt e ardhshëm duhen bërë hapa të rëndësishëm në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave edhe për Kosovën". Ajo u angazhua për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe e vlerësoi shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e të gjitha palëve në konferencën e Sarajevës. /a.ke/
KOMENTE