Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PASOK, mesazh solidariteti për grevën e PS
English

PASOK, mesazh solidariteti për grevën e PS

Athinë, 10 maj, NOA – Me anë të një deklarate të posaçme, partia e socialistëve grekë PASOK, ka shprehur solidaritetin e anëtarësisë së saj me anëtarët e Partisë Socialiste të Shqipërisë, të cilët janë në grevë urie duke paraqitur kërkesat për transparencë në procesin zgjedhor.

“PASOK i bën thirrje qeverisë shqiptare të dëgjojë zërat dhe shqetësimet e opozitës, e të veprojë në mënyrë konstruktive pa humbur më kohë”, thuhet në këtë deklaratë.

Duke shtuar, se që në fillim të krizës politike aktuale në Shqipëri, PASOK ka mbështetur përpjekjet e Partisë Socialiste dhe liderit të saj, Edi Rama, për demokraci të vërtetë, transparencë të plotë dhe mirëqeverisje.

“Këta elementë janë parakushte për progresin politik dhe social. Vetëm në këtë mënyrë ne mund të arrijmë kohezionin social dhe stabilitetin në sistemin politik”, përfundon deklarata në fjalë.

n.e/NOA

KOMENTE