Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protesta/Rama: Të Gatshëm Për Çdo Zgjidhje Që Garanton Transparencën, Pa Sfiduar Tërësinë E Rezultatit Të Zgjedhjeve
English

Protesta/Rama: Të Gatshëm Për Çdo Zgjidhje Që Garanton Transparencën, Pa Sfiduar Tërësinë E Rezultatit Të Zgjedhjeve

TIRANË, 10 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - Partia Socialiste me aleatët organizuan sot pasdite protestën e radhës në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku prej rreth dhjetë ditësh zhvillohet greva e urisë e një grupi deputetësh socialistë dhe mbështetës për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Simpatizantë të PS-së, të ardhur edhe nga qytete të tjera, shprehën solidaritet me grevistët e ngujuar në çadrat e vendosura para kryeministrisë. Kryetari i PS-së, Edi Rama, tha se "nuk jemi në këtë protestë për të marrë pushtetin në tavolinë përmes hetimit, jemi në këtë protestë që pushteti të mos merret më në tavolinë përmes korrupsionit". Sipas tij, "grevistët theksuan gatishmërinë për të pranuar çdo zgjidhje të negociuar që garanton transparencën, pa sfiduar tërësinë e rezultatit të zgjedhjeve". Ndërsa shprehu "mirënjohjen, dashurinë dhe admirim për çdonjërin nga grevistët, që po çojnë përpara saktificën e tyre, duke dëshmuar forcën e pamatë të një shpirti që mban trupin me ushqimin e aspiratave të mëdha", Rama u bëri nderim të veçantë 20 personave që lanë grevën, për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore. Protestuesit u përshëndetën nga drejtues të partive të tjera opozitare dhe deputetë të PS-së, të cilët ripërsëritën vendosmërinë për vazhdimin e grevës, deri ne plotësimin e kushteve të paracaktuara për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Më parë, grevistët dhanë një deklaratë per median, përmes së cilës bënë të ditur disa kushte për daljen nga greva e urisë, duke kërkuar transparencë të pakushtëzuar për zgjedhjet, vrasjen e ish-deputetit Fatmir Xhindi, Televizionin Publik, etj. /n.m/
KOMENTE