Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Publikohen detajet e operacionit “Concord”, zbulohet krimi i së ardhmes
English

Publikohen detajet e operacionit “Concord”, zbulohet krimi i së ardhmes

Tiranë, 10 Maj 2010 NOA - Ekzekutohen masat e sigurimit personal “Arrest me burg” për 8 shtetas të akuzuar për mashtrim kompjuterik. Prangat erdhën nga strukturat e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik, të cilat sot finalizua operacionin e koduar “Concord”. Policia i tha zyrtarisht agjencisë NOA se janë ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për 8 të dyshuarit.

Këta persona, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për më shumë se një vit kanë kryer veprime me karta bankare te cilat dyshohen se janë të vjedhura apo të klonuara.

Foto të tjera, te Galeria

Për veprimtarinë e kryer nga këta persona, janë marrë mbi 100 kallëzime nga kompani fluturimesh të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme në qindra mijëra euro, për shkak të prerjes së biletave të udhëtimit me karta bankare të dyshuara të vjedhura apo të klonuara.

Nga hetimi i kryer ka rezultuar se këto karta të cilat janë dyshuar të vjedhura apo të klonuara janë përdorur në sisteme kompjuterike të cilat përdoreshin për të prerë bileta udhëtimi të linjave ajrore në sistemin online.

Rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer shpërndarjen e biletave të udhëtimit të cilat ishin prerë në agjencitë e udhëtimit kryesisht në Tiranë por dhe në qytete të tjera nëpërmjet shtetasve të mësipërm.

Këto bileta udhëtimi ishin prerë nëpërmjet sistemit online dhe me karta bankare të cilat dyshohen si të vjedhura apo të klonuara.

Gjatë punës 6 mujore, për finalizimin me sukses të këtij operacioni, nga strukturat seksionit të Krimit Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë së Tiranë dhe Njësisë së Taks Forcë, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, janë kryer veprime hetimore në të gjithë territorin ku këta shtetas kanë realizuar veprimtarinë e tyre.

Grupi i punës i angazhuar me këtë hetim, ka punuar me profesionalizëm dhe me përkushtim duke aplikuar të gjitha format dhe metodat speciale të hetimit, puna e cila mundësoi realizimin me sukses të këtij operacioni.

Ftohen të gjitha kompanitë ajrore të cilat kanë pësuar dëme për shkak të prerjes së biletave me karta bankare të dyshuara të vjedhura apo të klonuara për të kallzuar pranë Seksionit Kundër Krimit Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.

Theksojmë se kapja e këtij grupi të struktuar kriminal është ndër goditjet më të mira të organizuara për këtë tendencë, me synim parandalimin dhe goditjen e këtij fenomeni të kundraligjshëm i cili mund të themi se është krimi i së ardhmes.

Tetë të dyshuarit janë:

Zenel Buchala, 39 vjeç, banues në Tiranë, ndaj të cilit u ekzekutua masa e sigurimit “Arrest në burg” për veprën penale të “Mashtrimit Kompjuterik”, neni 143/b/2 të Kodit Penal.

Ken Kormani, 45 vjeç, banues në Tiranë, ndaj të cilit u ekzekutua masa e sigurimit “Arrest në burg” për veprën penale të “Mashtrimit Kompjuterik”, neni 143/b/2 të Kodit Penal.

Arjan Troka, 38 vjeç, banues në Tiranë, ndaj të cilit u ekzekutua masa e sigurimit “Arrest në burg” për veprën penale të “Mashtrimit Kompjuterik”, neni 143/b/2 të Kodit Penal.

Ilir Arapi, 45 vjeç, banues në Tiranë, ndaj të cilit u ekzekutua masa e sigurimit “Arrest në burg” për veprën penale të “Mashtrimit Kompjuterik”, neni 143/b/2 të Kodit Penal.

Erjon Jaupllari, 22 vjeç, banues në Tiranë, ndaj të cilit u ekzekutua masa e sigurimit “Arrest në burg” për veprën penale të “Mashtrimit Kompjuterik”, neni 143/b/2 të Kodit Penal.

Etleva Minxhozi, 44 vjeç, banues në Tiranë, ndaj të cilit u ekzekutua masa e sigurimit “Arrest në burg” për veprën penale të “Mashtrimit Kompjuterik”, neni 143/b/2 të Kodit Penal.

Elizabeta Bengasi, 26 vjeç, banuese në Tiranë, ndaj së ciles u ekzekutua masa e sigurimit “Arrest në burg” për veprën penale të “Mashtrimit Kompjuterik”, neni 143/b/2 të Kodit Penal.

Flora Nikaj, 33 vjeç, banues në Tiranë, ndaj së cilës u ekzekutua masa e sigurimit “Arrest në burg” për veprën penale të “Mashtrimit Kompjuterik”, neni 143/b/2 të Kodit Penal.

Sakaq, Policia e Tiranës ftoi sot të gjitha kompanitë ajrore të cilat kanë pësuar dëme për shkak të prerjes së biletave me karta bankare të dyshuara të vjedhura apo të klonuara për të kallëzuar pranë Seksionit Kundër Krimit Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.

“Kapja e këtij grupi të strukturuar kriminal është ndër goditjet më të mira të organizuara për këtë tendencë, me synim parandalimin dhe goditjen e këtij fenomeni të kundraligjshëm i cili mund të themi se është krimi i së ardhmes”, - tha në konferencën e posaçme për shtyp, Alma Katragjini, zëdhënëse e Policisë së Tiranës.

r.n/NOA

KOMENTE