English

Rama: Qeveria po mbledh firma kundër meje

Tiranë, 10 maj, NOA – “Ka filluar të qarkullojë një letër në këmbim të rrogës dhe të vendit të punës, që u kërkon njerëzve të dalin kundër kësaj greve, duke iu bashkuar atyre që janë duke mbledhur firma kundër meje”.

Kështu ka pohuar gjatë fjalimit të tij të radhës para protestuesve të opozitës, kreu i Partisë Siocialiste, Edi Rama, i cili shtoi se me anë të kësaj, “atij në fakt i kanë bërë një nder të madh se e bëjnë të duket i kundërshtuar përballë pushtetit”.

“Këta njerëz që mbledhin firma kundër grevës së urisë, harruan Enverin për të përqafuar Saliun. Ndërsa firmat dje i kërkonte shoqata e Enverit, sot i kërkon qeveria e Saliut”, ka bërë më pas me dije kreu i Partisë Socialiste.

Më tej, ka shtuar se e gjithë kjo bëhet pasi e kanë kuptuar se “kjo është koha jonë, e cila nuk është koha e tyre, ajo e servilizmit”.

“Në këtë të përballje të pabarabartë, të humburit nuk janë ata që po rrinë pa ngrënë, por ata që shkelmojnë përditë të drejtat sepse janë të pangopur”, tha më pas kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Ndër të tjera, ai ka vënë në dukje se jo të gjithë janë të gatshëm për t’u përballur me lirinë, pasi jo të gjithëve u pëlqen konkurrenca, pasi duan të shiten për një vend pune.

n.e/NOA

KOMENTE