English

Shkodër: Shkodra Basket, Shpallet Kampione Në Basketboll Për Të Reja

SHKODËR,10 Maj/ATSH-G.Marku/-Basketbollistet e reja të ekipit Shkodra Basket janë kampionet e Shqipërisë për këtë vit, pasi fituan me një lojë impresionuese ndaj të rejave të Tiranës. Në përfundim të kampionatit basketbollit për të reja, katër ekipet më të mira u ndeshën në Shkodër për fazën finale, për të përcsktuar ekipin kampion. Në ditën e parë, Shkodra Basket mundi Flamurtarin me rezultatin 75-50, ndërsa nga çifti Tirana-Elbasani fitoi e para me rezultatin 82-63. Finalen Shkodra Basket-Tirana, ekipi shkodran e fitoi me një rezultat të thellë, 107-50. "Suksesi i arritur nga Shkodra Basket është mëse i merituar dhe me përbërjen e vajzave të talentuara që ka kjo skuadër premton për të ardhmen," tha sekretari i Federatës Shqiptare të Basketbolli,t Korab Llazani./ch/
KOMENTE