Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi : Nderi I Kombit (Pas Vdekjes) Per Katër Personalitete Të Dënuar Nga Regjimi Komunist
English

Topi : "Nderi I Kombit" (Pas Vdekjes) Per Katër Personalitete Të Dënuar Nga Regjimi Komunist

- Presidenti Topi merr pjesë në inaugurimin e ekspozitës fotografike "Letërsia e shkruar brenda telave me gjemba dhe përballë plumbave"- TIRANË, 10 Maj/ ATSH- Suada Daci/- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekoroi sot me urdhërin "Nderi i Kombit", pas vdekjes poetët Havzi Nela, Vilson Blloshmi, Genc Leka dhe studiuesin Myzafer Pipa, të vrarë nga diktatura komuniste në vitet 1944-1991. I pranishëm në përurimin e Foto-Ekspozitës së shkrimtarëve dhe poetëve të vrarë nga diktatura (1944-1991), të titulluar "Letërsia e shkruar brenda telave me gjemba dhe përballë plumbave", në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, Presidenti Topi dekoroi me Urdhrin "Nderi i Kombit" (pas vdekjes) avokat Muzafer Pipën, me motivacionin "Patriotit dhe intelektualit të shquar, që gjithçka që pati, dijen, kulturën dhe jetën e tij të re ia kushtoi çështjes së lirisë, drejtësisë dhe demokracisë, duke kundërshtuar deri në flijim vendosjen e diktaturës në Shqipëri". Ndërsa poetët Vilson Blloshmi, Genc Leka dhe Havzi Nela u dekoruan me këtë titull të lartë me motivacionin "Për qëndresën dhe papajtueshmërinë e paepur me sistemin e diktaturës komuniste, për dashurinë për fjalën e lirë, deri në flijim". Kreu i shtetit, Bamir Topi, tha se "përndjekja, lufta e klasave, dhuna ndaj fjalës së lirë, të thënë e të shkruar, terrori, heronjtë dhe viktimat e tij, shkelja e të drejtave të njeriut, janë pasojë e një regjimi diktatorial armik i demokracisë, prandaj dënimi i krimeve, integrimi pa kushte, pozicionimi i merituar i tyre në historinë dhe realitetin e vendit, janë elementë të rikthimit të ligjshmërisë, jo si favor, por si një e drejtë themelore, pa të cilën demokracia nuk do të ishte e plotë". "Shoqëria jonë do të ketë kryer një hap të madh evolutiv, atëherë kur kulti i harresës, fshehja apo indiferenca, shpeshherë e ngritur në metodë veprimi, t'ia lërë përfundimisht vendin informimit të plotë dhe në rastin e shkrimtarëve, të rikthimit të plotë të tyre në mënyrë që sistemi letrar shqiptar të jetë i ndershëm, funksionues, objektiv dhe i plotësuar", u shpreh Topi. Sipas tij, "qëndresa dhe vdekja e këtyre personaliteteve të jetës kulturore dhe ligjore shqiptare dhe e shumë të tjerëve që njohën kodin e ferrit të Dantes, me të drejtë sot duhet të shihen si elita e qëndresës". Duke u ndalur në përvojën e hidhur të viktimave dhe të të persekutuarve gjatë kohës së diktaturës dhe ndriçimit të së vërtetës historike, Presidenti Topi vuri në dukje se "kjo e vërtetë është tragjike, por edhe heroike. Ajo na thotë se aty ku ishte burgu, aty ku ishin telat me gjemba, aty ku ishin torturat, aty ky përballej vdekja - aty ishte atdheu. Aty ishte At Vinçens Prendushi, Myzafer Pipa, Musine Kokalari, Trifon Xhagjika, Vilson Blloshmi, Genc Leka, Havzi Nela, Arshi Pipa, Pjetër Arbnori, e mbi 150 shkrimtarë, përkthyes e artistë të tjerë, të dënuar për fajin e vetëm se deshën fjalën e lirë". Në përfundim të fjalës së tij, Kreu i shtetit theksoi se "shoqëria demokratike dhe institucionet e saj, tek këta shkrimtarë dhe avokatë dhe veprat e tyre duhet të shohin përsosjen e vet", ndërsa shtoi se "institucionet shtetërore që mbulojnë trashëgiminë kulturore dhe historike, duhet të kenë një vizion të qartë, dogmat e së djeshmes duhet të zëvendësohen nga objektiviteti shkencor". Nga ana e tij, Ambasadori i SHBA në Tiranë, John Withers, theksoi se "në kohën kur kanë jetuar këta personalitete, e vërteta ishte si qiri mes një errësire të madhe, por nga ai qiri u ndezën shumë qirinj të tjerë". Sipas tij, "sot drita e të vërtetës së tyre, shkëlqen sikurse do të shikojmë në këtë ekspozitë që po e përurojmë sot, një dritë që komunizmi dhe asnjë lloj diktature nuk mund ta shuajë dot". Në këtë kontekst, Ambasadori Withers tha se "për këtë arsye ne duhet të jemi të kujdesshëm, sepse përpjekja për të cilën ata luftuan vazhdon ende, dhe nëse nuk tregohemi të kujdeshëm për të mbrojtur të vërtetën që ata e mbrojtën me jetët e tyre, ata qirinj mund të rishuhen përsëri". Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, ku merrnin pjesë familjarë e miq të viktimave të diktaturës komuniste, ishin të pranishëm edhe Ambasadorja franceze, Mariz Daviet, Ambasdorja e Republikës së Çekisë, Marketa Fialkova, deputetë, drejtues të Shoqatës Mbarëkombëtare të Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, historianë, etj. Përmes fotografive të ekspozuara, librave dhe sendeve personale te tyre, dëshmohej sakrifica dhe vetëflijimi i këtyre martirëve, të cilëve mbi gjithçka vunë idealin dhe ëndrrën e përjetshme për liri dhe demokraci./s.s./
KOMENTE