Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vazhdojnë bisedimet për koalicionin në Angli
English

Vazhdojnë bisedimet për koalicionin në Angli

Londër, 10 Maj, NOA - Kreu i liberal-demokratëve britanikë, Nik Kleg, tha se shpreson në arritjen e shpejtë të një marrëveshje për të mënjanuar periudhën e pasigurisë.

Nik Kleg është në pozicion kyç pas zgjedhjeve të 6 majit, ku asnjë nga partitë nuk fitoi shumicën. Një aleancë me partinë e tij do të mundësojë krijimin e qeverisë në Britani.

Kleg është në diskutime me kreun e konservatorëve, Dejvid Kamerun. “Po punojmë në luftë me kohën për të vepruar bazuar në vendimin e marrë nga populli britanik” tha Kleg.

Partia Konservatore fitoi shumicën e vendeve në parlamentin britanik, po nuk ka numrin e mjaftueshëm të deputetëve për të qeverisur.

NOA/RFE

KOMENTE