Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: Mot I Kthjellët, Kushte Të Favorshme Lundrimi
English

Vlorë: Mot I Kthjellët, Kushte Të Favorshme Lundrimi

VLORË, 10 maj/ATSH-H.Koçi/.-Moti i kthjellët dhe me zhvillime të pakta resh pritet të karakterizojë gjatë ditës së sotme situatën meteorologjike në gjirin detar të Vlorës. Kjo do të shoqërohet me parametra të favorshme lundrimi. Rreth 30 peshkarexha kanë dalë në det prej mëngjesit të sotëm, duke shfrytëzuar kushtet e mira atmosferike, ndërkohë që procesi i përpunimit të mjeteve lundruese në port po vazhdon normalisht. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Veriperëndim, me shpejtësi që do të variojë nga 2-4 m/sek deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 21-23 gradë celcius dhe ato minimale në 12-14 gradë celcius. Ndërkohë, valëzimi parashikohet të jetë 1-2 ballë brenda gjirit detar dhe 4-5 ballë në det të hapur. Trageti "Red Star" i linjës detare Brindisi-Vlorë do të lundrojë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian, në orët e mesditës./s.s./
KOMENTE