English

Vullkan/Islandë - Belgjikë - Trazira Dhe Anulime Të Fluturimeve Transoqeanike

BRUKSEL, 10 maj /ATSH-AFP/ - Fluturimet me SHBA-në, si nisjet po ashtu mbërritjet në aeroportin e Brukselit, janë trazuar nga prania a reve të hirit vullkanik të ardhura nga Islanda që vazhdon të krijojë probleme në disa rajone të Atlantikut, njoftuan sot burime zyrtare në faqen e internetit të aeroportit. Shumë prej fluturimeve, kryesisht drejt Nju Jorkut, janë anuluar, ndërkohë që shumë të tjera janë shtyrë për disa kohë. Ndërkohë që një pjesë e fluturimeve vazhdojnë normalisht, përveç disa fluturimeve evropiane me destinacion dhe me prejardhje nga Gjermania, nga Gjeneva, Zvicër apo nga Bilbao, Spanjë të cilat janë anuluar, njoftonin burimet nga aeroporti./ /i.p/
KOMENTE