Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Apeli për Krime të Rënda dënon Emiljano Shullazin me 10 vjet burgim
English

Apeli për Krime të Rënda dënon Emiljano Shullazin me 10 vjet burgim

Tiranë, 11 Maj 2010 NOA - Gjykata e Apelit për Krimeve të Rënda ka shpallur sot fajtorë dhe dënoi me 10 vjet burgim dy të pandehurit e akuzuar për trafikun e heroinës nga Turqia në vendin tonë e më pas në Itali. Emiljano Shullazi dhe Ervin Ferhati janë dënuar sot me nga 10 vjet burgim secili.

Dy të pandehurit ishin duke u gjykuar me gjykim të shkurtuar ashtu siç edhe qenë aktet e dorëzuara nga prokuroria e Apelit për Krime të Rënda, çka ka sjellë edhe në dënimin e tyre përfundimisht me 6 vjet burgim secili.

Më shumë lajme nga Kronika

Sipas dosjes hetimore të pandehurit u shpallën fajtor si drejtues, financues të organizatës, e cila funksiononte me dy nëngrupe të veçanta në Itali, me korrierë kroate dhe kosovarë, si dhe një furnizues turk, i njohur me emrin Mehmet.

Hetimet për organizatën nisën më 2004-2005, ku përgjatë disa operacioneve u sekuestruan sasi të madha heroine, si dhe u arrestuan 9 bashkëpunëtorë të drejtuesve. Nga përgjimet telefonike ranë në pranga edhe dy drejtuesit e organizatës Emiljano Shullazi dhe Ervin Ferhati.

Shullazi dhe Ferhati akuzohen për veprat penale të “organizimit, drejtimit e financimit të një organizate kriminale me qëllim trafikimin e heroinës” dhe “trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim, më shumë se një herë”.

Sipas hetimeve që u publikuan nga dosja e prokurorisë, dyshohet se ata kanë trafikuar 150 kg heroinë dhe përzierës për këtë lëndë të fortë narkotike.

e.t/r.n/NOA

KOMENTE