Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arabia Saudite Do Të Konsiderojë Mundësinë E Financimit Të Kampusit Të Ri Të Universitetit Të Tiranës
English

Arabia Saudite Do Të Konsiderojë Mundësinë E Financimit Të Kampusit Të Ri Të Universitetit Të Tiranës

TIRANË, 11 Maj/ATSH/- Arabia Saudite do të konsiderojë mundësinë e financimit të Kampusit të ri të Universitetit të Tiranës. Kryetari i Komitetit Parlamentar të Miqësisë Arabi Saudite - Shqipëri, dr. Muhammed bin Sa`ad Alsalim, gjatë vizitës sot në rektoratin e Universitetit të Tiranës, premtoi mundësinë e financimit saudit për projektin madhor të infrastrukturës së Universitetit të Tiranës. "Universiteti juaj është krijuar përafërsisht në të njëjtën datë me një nga universitetet më të vjetra të Arabisë", deklaroi ai, duke shtuar se "këtë unë e shoh si një ogur të mirë për bashkëpunimin akademik dhe ekonomik". Delegacioni i përbërë nga 7 prej 150 deputetëve të parlamentit saudit zhvilloi një takim me rektorin Kule e më pas kryetari i delegacionit Alsalim mbajti një referim mbi Arabinë Saudite, funksionimin e parlamentit saudit dhe arsimin e lartë në Arabi. Rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Dhori Kule, përshëndeti vizitën e këtij delegacioni të nivelit të lartë dhe falënderoi Arabinë Saudite për ndihmën ekonomike që i ka dhënë Shqipërisë, duke theksuar se "një prej investimeve të Arabisë Saudite është ndjerë edhe nga Universiteti i Tiranës, ky investim mundësoi funksionimin e filialit të universitetit në qytetin e Kukësit". Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite ndaj Shqipërisë dhe shprehu bindjen edhe për mundësinë e financimit të kampusit të ri të Universitetit të Tiranës. Më pas, dr. Alsalim shpjegoi mënyrën e funksionimit të parlamentit arab në prani të pedagogëve dhe të studentëve të Universitetit të Tiranës. Gjithashtu, ai deklaroi se universitetet arabe janë të hapura për të pranuar studentë shqiptarë dhe se nuk ka kufizime për pranimin e tyre, përveçse kritereve akademike dhe konkurrencës së fortë. /e.gj/s.s./
KOMENTE