Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohen personat që bllokuan rrugën nacionale në Vlorë
English

Arrestohen personat që bllokuan rrugën nacionale në Vlorë

Vlorë, 11 Maj NOA – Bllokimi i rrugës nacionale në Vlorë është pasuar pak orë më pas me një valë arrestesh nga policia vendore e cila tha se ata kanë konsumuar veprën penale të bllokimit të lëvizjes së mjeteve të transportit.

Festim Çobo, sekretar i degës së PSD në Vlorë, Kujtim Myrto, kryetar i Sindikatës së Industrisë, dhe disa persona të tjerë, janë shoqëruar në drejtorinë rajonale të policisë në Vlorë nën akuzën e sipërpërmendur.

Ata u provua të kishin marrë pjesë mesditën e sotme në një bllokim të aksit kombëtar automobilistik në hyrje të Vlorës, duke krijuar për të paktën gjysmë ore një situatë kaotike në qarkullim.

Skema e zgjedhur nga kreu socialist Rama, ka shkaktuar ilaritet sot në të gjithë vendin, pasi në një kohë, u bllokuan thuajse të gjitha akset nacionale rrugore.

Shumë njerëz u përleshën mes tyre duke mos kursyer as grushtet e shkelmat mes të sharave të pafund dhe shtyrjeve, për shkak të përplasjes mbi bllokimin e trafikut.

Një palë këmbëngulte të qëndronte në mes të rrugës ku shumë prej tyre u shtrinë dhe u ulën këmbëkryq kurse pala tjetër donte të kalonte në rrugë.

Policia qëndroi inaktive në tërë këtë histori, duke mos penguar bllokimin e rrugës dhe soditi këtë lëvizje të paligjshme dhe të rrezikshme për precipitim të situatës në gjaknxehtësi e sipër mes militantësh pranë opozitës dhe qytetarëve të thjeshtë, pa ndikime partiake të orientuara në mënyrë të qëllimshme.

r.n/NOA

KOMENTE