Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Athina Kërkon Një Klimë Besimi Me Ankaranë Për Reduktimin E Armatimeve
English

Athina Kërkon Një Klimë Besimi Me Ankaranë Për Reduktimin E Armatimeve

ATHINË, 11 maj /ATSH-AFP/ - Duhet të krijojmë një klimë besimi për të avancuar gradualisht drejt reduktimit të armëve greke dhe turke, konfirmoi sot zëvendësministri grek i Mbrojtjes, Panos Beglitis, gjatë vizitës dyditore shumë të mirëpritur nga kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan. "Ne kërkojmë gjithashtu uljen e numrit të armatimeve, por reduktimi nuk mund të mbetet në nivel të komunikimit propagandist'', shtoi Beglitis në një intervistë për radion greke ''Canal 1''. "Reduktimi i armatimeve është një rrugë e gjatë dhe e vështirë, ndarja e paqes është përfundimi i një procedure e vështirë'', theksoi ministri grek. Ai denoncoi një mungesë të raportit mes shkeljes së sovranitetit të detit Egje dhe njoftimeve retorike për reduktimin dypalësh të armatimeve duke kërkuar në Ankara aplikimin e praktikës së saj, sjelljes dhe rishikimit të qëndrimit të saj në Egje. Duhet respektuar e drejta ndërkombëtare dhe traktatet ndërkombëtare për të krijuar një klimë besimi dhe sinqeriteti mes dy qeverive dhe dy vendeve për të avancuar gradualisht drejt reduktimit të armatimeve./ /ec/ a.jor.
KOMENTE