Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Barroso: E Shpëtuam Euron, Tashmë Rregulla Të Reja
English

Barroso: E Shpëtuam Euron, Tashmë Rregulla Të Reja

ROMË, 11 maj /ATSH-ANSA/ - Çdo tentativë për të sulmuar "një shtet anëtar të Bashkimit Evropian është e destinuar të dështojë sepse çdo vend gëzon solidaritetin e të gjithë partnerëve të Unionit monetar", deklaroi sot Jose Manuel Barroso, presidenti i Komisionit evropian, një ditë pas miratimit të planit për shpëtimin e euros, në një intervistë për të përditshmen italiane "La Republica". "Nuk bëhet fjalë vetëm për një mekanizëm mbështetës por edhe për një pakt konsolidimi të financave dhe përforcimi të qeverisjes ekonomike. Një reformë e kërkuar prej vitesh, sepse nuk mund të ketë një union monetar pa një union real ekonomik dhe në këtë kuadër, Pakti i stabilitetit duhet përforcuar, tregu i brendshëm duhet thelluar dhe harmonizimi duhet shtrirë edhe në parametra makroekonomik siç është rritja ekonomike, inflacioni dhe konkurrenca", shpjegon Barroso. Tashmë për Barroson ka ardhur momenti "për të bërë ato reforma strukturore që janë shtyrë për shumë kohë dhe unë besoj se qeveritë do të dëshmojnë lidershipin e tyre dhe njerëzit do të kuptojnë". Presidenti i Komisionit pranon se propozimi i parë evropian për planin ishte shumë më ambicioz dhe "parashikonte disponibilitetin për të krijuar një linjë të vetme evropiane, por na u desh të ndalonim para kundërshtimeve kushtetuese dhe ligjore që u ngritën nga disa vende", thekson Barroso duke iu referuar jo vetëm Gjermanisë por edhe disa vendeve të tjera që nuk ishin të gatshme. /e.v/
KOMENTE